English

Burri e qëlloi me armë në fytyrë, gruaja thotë se e dashuron ende (Foto)

SHBA, 27 qershor, NOA - Connie Culp u qëllua me armë zjarri në fytyrë nga bashkëshorti i saj duke shpëtuar për mrekulli, por buza e sipërme, hunda, njëri sy dhe të dy mollëzat e gruas u shkatërruan plotësisht. Në vitin 2008, 48-vjeçarja, u bë personi i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të kryente një transplant fytyre. Ajo tregon historinë e dhunës vetëm një javë pasi Culp, 52 vjeç, ka dalë nga burgu, pas 7 vitesh dënimi për krimin e tij të tmerrshëm.. “Mbaj mend gjithçka. Mbaj mend momentin kur ai ngriti pushkën, fjalët që më tha dhe zhurmën e fortë. Aty më ndryshoi jeta dhe ato imazhe nuk do t’i harroj kurrë, gjatë gjithë jetës sime”- shprehet Connie. “Më parë më kishte goditur disa herë, ndoshta kjo ka qenë një sinjal, që unë të mbroj veten në vazhdim, por kurrë nuk mendoja se mund të bënte diçka të tillë.”-thekson gruaja nga Ohio. Edhe pse ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, madje shumë pranë humbjes së shikimit, Connie shprehet se ende e dashuron ish bashkëshortin e saj. “Do ta dua gjithmonë sepse ai është babai i dy fëmijëve të mi, por nuk mund të qëndroj më pranë tij. Ai bëhej xheloz sepse unë isha shumë popullore dhe e dashur me njerëzit dhe klientët e lokalit tonë të përbashkët. Gjithashtu, ai nxehej shumë kur lokali nuk nxirrte shumë fitime dhe erdhi një ditë kur ai thjesht mori pushkën dhe mu drejtua mua”, tregon Connie. Tom Culp, pasi qëlloi bashkëshorten e tij, futi pushkën në gojë dhe tërhoqi këmbëzën duke i shkaktuar edhe vetes dëmtime të rënda, por ashtu si Connie edhe ai mbijetoi çuditërisht. Connie dhe Tom kanë zyrtarizuar divorcin vetëm majin e kaluar. Ajo madje ka vizituar burrin e saj në burg për ta ngushëlluar. Por, pavarësisht nga përcaktimi i saj i palëkundur për ta falur, ngjarja e tmerrshme kishte ndryshuar gjërat përgjithmonë. “Dua të shoh jetën time tashmë. Jam mirënjohëse që i mbijetova atentatit dhe transplantit të fytyrës. Jam mirënjohëse që kam një fytyrë edhe pse nuk është e imja. Dua të shijoj momentet me fëmijët dhe nipin tim të vogël. Është e vështirë, por jeta ime tashmë është shumë më e mirë ”, përfundon Connie. a.k/NOA Në foton e parë Connie Culp para se të qëllohej nga burri. Në foton e dytë, pas operacionit plastik

KOMENTE