English

Gjermani, ngatërrohet cisti me fetusin

Gjermani, 27 Shtator NOA - Pesë orë pasi u diagnostikua me një cist, më pas një 21-vjeçare solli në jetë një vajzë. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Gjermani, në Dusseldorf, ku një vajzë e re, Sandra F., pasi lajmëroi për dhimbje të forta në pjesën e poshtme u shtrua në spital. Gjatë një faze amnezie vajza, që kishte përjashtuar mundësinë për të qenë shtatzënë, iu nënshtrua një ekografie. Pas analizave u bë dhe zbulimi i hidhur: një cist i parregullt. U shty për një tjetër klinikë për kontrolle të tjera dhe më pas erdhi dhe lami i mrekullueshëm. Pasi kaloi dhe tek klinika Evangjelike e qytetit gjerman, gjinekologët zbuluam që cisti realisht ishte fetusi dhe dhimbjet që shoqërojnë atë ishin të pranishme. Në 9.16 të mëngjesit Sandra F. Jka sjellë në jetë fëmijën saj të parë, 2 kilogramë e 600 gramë dhe 43 centimetër gjatësi. “Është e pabesueshme, por fantastike” – ka komentuar ajo mes lotëve dhe akoma pothuajse e pavetëdijshme për faktin që është bërë mama. r.b/NOA

KOMENTE