English

Grabiti makinën me dhunë, arrestohet pas 12 ditësh

Lushnjë, 27 shtator, NOA – Policia e Lushnjës ka arritur të arrestojë një person të shpallur në kërkim disa javë më parë për grabitjen e një makine me dhunë. Ersant (Irenato) Hajro Dervishi, 22 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Vogël i dënuar me pare për veprën penale te “Kultivimit të bimëve narkotike” është kapur dje nga policia. Dervishi është arrestuar pasi më datën 15.09.2011, rreth orës 07.00, ne vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savres” në Lushnjë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka vjedhur me dhune automjetin tip “Volsvagen” me targe AA 021 AN , me drejtues qytetarin me iniciale B.N. a.k/NOA

KOMENTE