English

I vuri tritol lokalit, arrestohet 23-vjeçari

Vorë, 27 shtator, NOA – Një i ri është arrestuar dje nga policia e Vorës, pasi ka vënë një sasi të konsiderueshme tritoli në ambientet e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sharkë të Vorës. I riu i arrestuar është Myslim Baki Taka, lindur dhe banues në Vorë. Taka ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e Xhemal Memës dhe është larguar në vendngjarja. Policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të identifikojë autorin. Ai është kapur dje rreth orës 06.45, në rezervuarin e fshatit Sharkë të Vorës. Policia ka arritur të sekuestrojë dhe 100 centimetra fitil, një pjesë të së cilit autori e ka përdorur për ndezjen e lëndës plasëse. a.k/NOA

KOMENTE