Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011 > Lajmet e datës 27 Shtator 2011
 

Kërcimi i hënës rreth Saturnit

SHBA, 27 Shtator NOA - Nga imazhet e Voyager, sondat automatike që kanë eksploruar, për ne, kufijtë e Sistemit Solar, kanë emocionuar të gjithë publikun në mbarë botën. Gjatë këtyre ditëve, sonda Cassini, fryt i bashkëpunimit mes NASA, ESA dhe Agjencisë Hapësinore Italiane ka dërguar në Tokë disa prej fotove më emocionuese të të gjitha kohërave aq sa sajti hapësinor amerikan nuk ka hezituar të flasë për foto artistike. Imazhet janë kapur në frekuenca të dukshme, me një teleobjektiv. Shkalla e imazhit është rreth 7 kilometër për piksel, në rezolucion origjinal. Kjo shpjegon se si objektet e largëta miliona kilometër prej njëri tjetrit mund të qëndrojnë në një imazh unik. r.b/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.