Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina del nga rruga, aksidentohen tre të rinj
English

Makina del nga rruga, aksidentohen tre të rinj

Elbasan, 27 shtator 2011, NOA – Një makinë ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin rrugor Fierzë – Çepan – Belsh në Elbasan, duke lënduar tre të rinj që udhëtonin me të. Policia e qytetit bën me dije se automjeti që doli nga rruga ishte i tipit Renauld, me targa të huaja AY 825 WL, dhe drejtohej nga 16-vjeçari me iniciale A.P, banues në fshatin Çepan, i cili është dëmtuar nga aksidenti. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga janë dëmtuar edhe dy shtetasit me iniciale S.K, 28 vjeç si dhe shtetasi A.H, 27 vjeç, edhe këta banues në fshatin Çepan. Të tre të dëmtuarit u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia po punon për të përcaktuar shkakun e daljes së mjetit nga rruga, por besohet se shkak mund të jetë shpejtësia tej normave të lejuara. Tre të dëmtuarit do të procedohen për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. mit/NOA

KOMENTE