Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumania: Shqipëria t’i njohë arumunët si minoritet kombëtar
English

Rumania: Shqipëria t’i njohë arumunët si minoritet kombëtar

Bukuresht, 27 shtator, NOA/ Eglantina Nasi - Rumania zyrtare shpreson që Shqipëria t’i njohë arumunët që jetojnë në territorin e saj jo vetëm si një pakicë, por t’u japë statusin e një minoriteti kombëtar. Nga ana tjetër, ajo u jep mbështetjen e plotë të shqiptarëve të Bukureshtit në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Një fakt i tillë citohet në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme Rumune, përmes një raporti të veçantë të Drejtorisë së Ballkanit Perëndimor dhe Bashkëpunimit Rajonal, referuar raporteve diplomatike mes dy vendeve tona. Por edhe takimit të fundit të ministrit të Jashtëm rumun Teodor Baconschi, mes tyre edhe atij me homologun shqiptar, Haxhinasto në Nju Jork. Gjatë tij, mësohet se Baconschi i ka paraqitur Haxhinastos kërkesën zyrtare të Bukureshtit për njohjen si minoritet të pakicës arumune në Shqipëri.

Çfarë citon konkretisht raporti për pakicat?

Konkretisht, raporti i Drejtorisë së Ballkanit Perëndimor dhe Bashkëpunimi Rajonal në MPJ-në e Rumanisë, thekson se në Republikën e Shqipërisë është një komunitet i rëndësishëm arumun. Që sipas statistikave që jep Shoqata Kulturore "Arumunët në Shqipëri", ai kap shifrën prej 250.000 personash. “Arumunët nuk njihen si minoritet kombëtar, por si pakicë ‘etno-gjuhësore’, një status që nuk gëzon të njëjtat të drejta si pakicat kombëtare në Shqipëri (të drejtën për të mësuar në gjuhën e tyre amtare, përfaqësim në institucionet shtetërore ose për të arritur transmetimet në gjuhën amtare, në radio dhe televizion).

Raportet e para diplomatike mes dy vendeve

Gjithashtu, raporti i lartpërmendur, thekson faktin se “marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona u krijuan më 15 dhjetor 1913, një vit pas pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa në vitin 1939, gjatë pushtimit italian, në Bukuresht dhe Tiranë kanë punuar konsullatat. Ndërkaq, më 17 mars 1948, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike në nivel të Legatës dhe më 30 qershor 1954 ato u ngritën në nivel ambasade”.

Kontakte të rëndësishme politike:

“Presidenti rumun vizitë në Republikën e Shqipërisë - 8 qershor 2010; ministri i Jashtëm rumun vizitë në Tiranë - qershor 2008; ministri i Jashtëm shqiptar në Bukuresht - shkurt 2006; presidenti i Senatit rumun në Tiranë - tetor 2006; vizita në Rumani e kryetarit të parlamentit shqiptar - shkurt 2007; 30 qershor 2008, vizitë e ministrit të Jashtëm rumun në Tiranë ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në Europian dhe Euro-Atlantik në mes të ministrive të Punëve të Jashtme. Dhe më 8 qershor 2010, presidenti rumun erdhi në Tiranë, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e komunikimit dhe të shoqërisë së informacionit. Ndërkaq, marrëdhëniet dypalëshe janë kryer në kuadrin e Traktatit të Bashkëpunimit, Mirëkuptimit dhe Fqinjësisë së mirë midis Rumanisë dhe Shqipërisë, nënshkruar më 11 maj 1994, i cili hyri në fuqi më 26 prill 1995”.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve:

“Refruar raportit në fjalë, volumi tregtar deri në maj të këtij viti mes dy vendeve tona është ulur me 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010; ndërsa eksportet u ulën me 21.4% dhe importet me 14.3%. Pesha kryesore e eksporteve rumune në total është 23.560.000 dollarë dhe përbëhet nga: lëndë kimike dhe produkte të ngjashme (31.1%); produkte minerale (23.8%); pijet ushqimore dhe duhanit (9.9%); optikë e foto (6.5%); metale të zakonshme dhe artikujt e metaleve (6.1%); automjetet, aeroplanët dhe pajisjet e transportit (4.2%). Ndërsa importet (me vlerë 23.560.000 dollarë) janë përbërë kryesisht nga orendi të brendshme dhe sportive (47,9); këpucë, kapelë, çadra, bastune (16.7%); artikuj plastike, gome (14.6% ); brumë druri, letër, karton dhe artikujt në lidhje (8.3%); produktet bimore (8.3%); makineri, pajisje elektrike (2,1%)”.

Investimet e shqiptarëve në Rumani

”Investimet direkte deri në 31 dhjetor 2010, u regjistruan në Rumani një total prej 102 të tillash, nga bashkëpunimet shqiptaro-rumune, me një investim kapital total prej 836.400 dollarësh. Shqipëria renditet e 85-a ndër investitorët e huaj në Rumani, ndërkohë që në Shqipëri janë regjistruar tre ndërmarrjeve të përbashkëta me kapital rumun”.

Bashkëpunimi kulturor dhe shkencor:

* Marrëveshje ndërqeveritare për shkëmbimin kulturor (Bukuresht, 13 tetor 2004);\

* Marrëveshje për bashkëpunim në shkencë dhe teknologji (11 maj 1994);

* Marrëveshja për bashkëpunim midis Akademive të Shkencave (prill 1995); * Protokollet për bashkëpunim në mes të agjencive kombëtare dhe mediat e kompanive, radio dhe televizion.

Qytetet e binjakëzuara:

Pogradec - Craiova,

Konstanca - Durrës,

Vlorë - Mangalia,

Peshkopi – Giurgiu. n.e/NOA

KOMENTE