Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët vendosin një tjetër barrikadë në Jarinë, arrestohen 5 persona
English

Serbët vendosin një tjetër barrikadë në Jarinë, arrestohen 5 persona

Mitrovicë, 27 shtator, NOA - Forcat paqëruajtëse të KFOR-it kanë arrestuar 5 persona, të cilët kanë kundërshtuar përpjekjet e këtyre forcave për heqjen e një barrikade në Jarinë. Zyrtari për informim i KFOR-it, Ralf Adametz, se pas arrestimit, personat e dyshuar i janë dorëzuar EULEX-it për marrje në pyetje. “Ne kemi arrestuar 5 persona për shkak të sjelljes agresive në Jarinë, në portën 1. Më pas ata i kemi dorëzuar tek EULEX-i, për hetime të mëtutjeshme dhe tani të pesë personat në fjalë janë liruar”, ka thënë Adametz. Ai ka bërë të ditur se pas heqjes së barrikadës në afërsi të Jarinës, “banorët lokalë ngritën barrikadën tjetër vetëm pesë metra më larg nga ajo që ishte larguar”. NOA

KOMENTE