Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
25 vjeçari ndihmoi prostitutat, ndëshkohet me vdekje nga shqiptari
English

25 vjeçari ndihmoi prostitutat, ndëshkohet me vdekje nga shqiptari

E mërkurë, 28 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- 24 orë pas vrasjes në rrugën Battindarno, ku gjeti vdekjen shtetasi romun Iulian Cajocaru 25 vjeç, i cili u vra me thikë në zemër në rrugë, policia italiane arrestoi një 22 vjeçar shqiptar, ndërsa ndaloi 3 persona të tjera për shfrytëzim prostitucioni. Gjatë hetimeve u arrit identifikimi i autorit pas një sërë pyetjesh gjatë ditës së martë ndaj kalimtarëve të rastit dhe shitësve të dyqaneve në atë zonë të Romës, rreth një grupi shqiptarësh të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkaq sipas policisë thuhet se faji i vetëm i viktimës, ishte ai se kishte pritur në shtëpinë e tij dy vajza të cilat prostituonin nën kontrollin e grupit shqiptar, mbi të cilin ishte hapur më parë një hetim nga skuadra e anti-prostitucionit e drejtuar nga Francesco Caleca. Vrasësi në fjalë quhet Astrit Saraçi dhe është 22 vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë Myslym Muça 20 vjeç, Gazmend Saraçi 23 vjeç dhe Nicolae Achimescu 24 vjeç. Ditën e hënë 25 vjeçari i cili u vra, u kishte çuar dy vajzave dy panine në rrugën ku ato prostituonin. Gjatë këtij momenti, viktima u përball me shqiptarët të cilët më parë e kishin kërcënuar dhe pas kësaj lindi dhe një zënkë e cila degradoi në goditjen me thikë e cila depërtoi në zemrën e tij 7 centimetra, por pavarësisht kësaj shqiptarët u larguan nga vendi i ngjarjes, për tu prangosur vetëm ditën e sotme. a.y/NOA

KOMENTE