English

“Informacione sekrete” të prodhuara nga bakteret

Itali, 28 Shtator NOA - Quhen bakteret spam dhe janë gjenetikisht të modifikuara në mënyrë të tillë që të përcjellin mesazhe të shifruar. Këto baktere janë ekuivalenti biologjik i bojës së padukshme me anë të së cilës lihen mesazhe të koduara, të cilat mund të zbërthehen nëpërmjet disa metodave specifike. Rezultatet e këtij kërkimi u bënë publike në revistën PNAS. Udhëheqës i këtyre eksperimenteve ishte David Walt në Universitetin e Tufts. Kjo teknikë mund të përdoret për të zbërthyer sekuenca të koduara gjenetike në tërësinë e gjeneve të organizmit tonë. r.b/NOA

KOMENTE