Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrezikohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni
English

Rrezikohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Shkup, 28 shtator 2011, NOA - Mosmarrëveshjet brenda Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR) po rrezikojnë fillimin e regjistrimit të popullsisë maqedonase në fillim të muajit tetor. Anëtarët maqedonas në njërën anë dhe anëtarët shqiptarë, turq, romë dhe boshnjakë në anën tjetër kanë dallime të mëdha lidhur me regjistrimin e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ligji për regjistrimin e popullsisë thekson se qytetarët e Maqedonisë që jetojnë më shumë se 12 muaj jashtë vendit mund të regjistrohen, por anëtarët e KSHR-së e komentojnë ndryshe nenin 40 të ligjit që ka të bëjë me këtë çështje. Anëtarët shqiptarë dhe të komuniteteve pakicë në KSHR janë të mendimit se ligji mundëson që të regjistrohen të gjithë ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit, dhe që kanë ardhur dhe qëndruar një herë apo më shumë në Maqedoni një vit para regjistrimit. Anëtarët maqedonas të udhëhequr nga kryetarja e KSHR-së, Vesna Janevska janë kundër këtij qëndrimi të palës shqiptare, duke komentuar se ligji nuk lejon një gjë të tillë dhe se ata përjashtojnë regjistrimin e kësaj kategorie. Nënkryetari i KSHR-së, prof.dr. Abdylmenaf Bexheti vlerëson se qëndrimi i tyre bazohet në Ligjin për regjistrimin dhe standardet ndërkombëtare. Ai thekson se argumentet e tyre bazohen edhe në rekomandimet e Konferencës europiane për regjistruesit të mbajtur në vitin 2010. “Është mëse e qartë se cilët qytetarë duhet të regjistrohen. Pra ata që janë me punë të përkohshme jashtë vendit më shumë se 12 muaj, por që në vendin e tyre kanë ardhur të paktën një herë gjatë vitit para se të mbahet regjistrimi. Në rast se nuk kjo dilemë nuk rrëzohet deri më 1 tetor, pra në rast se anëtarët maqedonas nuk pranojnë regjistrimin e kësaj kategorie, atëherë rrezikohet procesi i regjistrimit”, theksoi Bexheti. Ekspertët maqedonas janë deklaruar kundër përfshirjes së kategorisë së mërgimtarëve, që çdo vit vizitojnë shtëpitë dhe të afërmit e tyre në vendlindje. Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Donço Gerasimovski deklaroi se është kundër qëndrimit të shprehur nga anëtarët shqiptarë pranë KSHR-së. INA/NOA

KOMENTE