Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dorëzohen minatorët, arrihet marrëveshja me ACR
English

Dorëzohen minatorët, arrihet marrëveshja me ACR

E enjte, 29 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në ditën e 11-të të grevës së urisë së minatorëve duket se është arritur marrëveshja mes tyre dhe kompanisë ACR. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat nga kompania ACR thuhet se është arritur marrëveshja, por pa largimin e drejtorit aktual të minierës, e cila ishte dhe kërkesa që mbajti peng për shumë kohë nënshkrimin e marrëveshjes. “ACR shpreh kënaqësinë e saj për arritjen e marrëveshjes me minatorët. Kompania ACR, siç ka premtuar gjatë gjithë kësaj kohe, do të rrisë pagat e punëtoreve me 20%, do përmirësojë kushtet e punës, dhe do të sigurojë transparencë të plotë për investimet në miniere”, thuhet në qëndrimin e ACR. Në vijim nga ana e kompanisë theksohet se, për të treguar mirëbesimin e saj dhe për të ndihmuar minatorët të përballojnë gjendjen e vështire financiare në të cilën ndodhen, ACR do të paguajë 22 ditë të lejes së zakonshme dhe do të japë edhe pagën e 13-të. Mësohet se kjo marrëveshje u nënshkrua nga Kreu i Federatës Sindikale të Punëtorëve Industrialistë, Taf Koleci. Ndërkaq sipas Kolecit thuhet se puna e minatorëve nis ditën e hënë, dhe nesër në orën 09.00 mbyllet përfundimisht greva, duke shtuar se po negociohen detajet e fundit të marrëveshjes. a.y/NOA

KOMENTE