English

Gjenden pesë koka të prera në një thes

Meksikë, 29 shtator 2011, NOA -Krimet e karteleve të drogës në Meksikë nuk po njohin më limit. Policia e Meksikës njoftoi dje se në oborrin e një shkolle në Akapulko është gjetur një thes me 5 koka të prera. Kokat e njerëzve kanë qenë të dëmtuara dhe ende nuk është bërë i mundur identifikimi. Por, fakti që ato janë gjetur në oborrin e një shkolle, duket se ka qenë një mesazh për të rinjtë dhe për guvernatorin e qytetit, i cili ka premtuar luftë më të madhe ndaj krimit. Policia dyshon se personat e vrarë mund të jetë anëtarë të bandave rivale të narkotrafikut. Dy ditë më parë, në të njëjtën lagje, dy të rinj u vranë dhe më pas makinës me të cilën udhëtonin ju vu zjarri.

Gjatë muajit të fundit në gjithë Meksikën janë mbyllur rreth 130 shkolla si pasojë e mungesës së sigurisë. Situata është përkeqësur pasi presidenti i Meksikës u shpalli luftë karteleve dhe futi në aksion ushtrinë. Kjo gjë ka bërë që dhuna të shpërthejë në formën e saj më të shëmtuar në ambientet publike. a.k.NOA

KOMENTE