English

Krijohen minjtë-robotë më tru artificial

Tel Aviv, 29 Shtator NOA - Krijohen minjtë “Cyborg”, të cilët kanë tru artificial dhe një organ të posaçëm për ruajtjen e ekuilibrit i cili lidhet drejtpërdrejt me trurin. Ky eksperiment hap dyert në fushën e zëvendësimit të disa pjesëve të trurit të cilat mund të jenë të dëmtuara si pasojë e ndonjë iktusi apo dëmtimeve të tjera kraniale. Ky eksperiment u udhëhoq nga Matti Mintz në universitetin e Tel Aviv-it. Qëllimi është të bëjmë të mundur që ky tru “i prodhuar” në kushte laboratorike së bashku me organin përgjegjës për ekuilibrin të funksionojnë, duke zëvendësuar kështu trurin e vërtetë. r.b/NOA

KOMENTE
  • Jetgjat B. Mehmetaj12:56 - 29 Shtator 2011
    Nuk eshte per tu habitur, ne pak dite do ta shikoni kopjen tuaj me tru te tille.
  • Betim Salii09:59 - 29 Shtator 2011
    woow shume eksperiment interesant bravo !! por nuk e kuptoj a mundet me leviz ? pershendetje...