English

Librazhd, vetëvaret 55 vjeçari

Librazhd, 29 shtator 2011, NOA- Një 55 vjeçar nga fshati Katjel i Librazhdit është vetëvarur pasditen e sotme. Bedri Gurra ka vendosur ti japë fund jetës ndërsa është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Ndonëse në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet policore dhe grupi hetimor u konstatua se 55 vjeçari ishte vetëvarur në afërsi të banesës se tij me litar. Ndërkaq nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE