English

Maqedoni, Qeveria konkluzione për regjistrimin e popullsisë

E enjte, 29 shtator 2011, NOA- Qeveria e Maqedonia mbrëmë vonë ka sjellë disa konkluzione lidhur me regjistrimin e popullsisë që do të mbahet nga 1 deri më 15 tetor. "Të gjithë personat që janë zgjedhur si regjistrues nga administrata publike dhe shtetërore të respektojnë obligimin ligjor dhe të marrë pjesë në procesin e regjistrimit, ndërsa udhëheqësit e institucioneve obligohen që të lirojnë këto persona nga detyrat dhe angazhimet, ashtu siç thotë ligji", theksohet në konkluzën e Qeverisë. Qeveria i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, sidomos Entit Shtetëror të Statistikave që të sigurojnë mbështetje maksimale logjistike të aktiviteteve për regjistrim. Gjithashtu thirrja drejtohet edhe në adresë të komunave, të cilave u rekomandohet që të sigurojnë ndihmë maksimale dhe mbështetje në terren për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni. (INA)/NOA

KOMENTE