English

Ngordh Heidi, kavja strabiste

Gjermani, 29 Shtator NOA - Kishte krijuar një ndjenjë keqardhje dhe admirimi, duke arritur të krijojë në Facebook më shumë fansa se kancelaria gjermane, Angela Merkel (332.963 kundër 107.139). Tani Heidi, kavja strabiste e kopshtit zoologjik të Lipsia, i ka mbyllur sytë e saj njëherë e përgjithmonë: kafsha, që ishte 3-vjeçe, ishte në situatë të keqe prej shumë javësh dhe u shtrua tek veterinerët “për të evituar sforco dhe vuajtje të tjera”. Strabismi i Heidi i sihte detyruar ditës: nuk është e qartë nëse kavja ishte ushqyer keq që para se të braktisej në SHBA apo përkundrazi kishte ngrënë aq shumë saqë shëndeti i tepërt i ka përfunduar deri në shtrembërimin e syve. Me siguri që defekti fizik i kafshës ka bërë që të gjithë të kenë simpati në drejtim të tij dhe tani duhet thënë se po qajnë për zhdukjen e Heidi. r.b/NOA

KOMENTE