Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti meksikan që bekon me pistoletë
English

Prifti meksikan që bekon me pistoletë

Meksikë, 29 Shtator NOA - Një prift katolik nga një fshat i vogël meksikan, ka zgjedhur disa forma jo fort të zakonshme për të dënuar krimet e shumta që godasin shtetin meksikan herë pas here. Gjatë meshës së të dielës, prifti Juan Ramon Hernandez ka kryer ceremoninë e bekimit me një pistoletë lodër të mbushur me ujë të bekuar dhe në këtë mënyrë iu ka dhënë bekimin famullitarëve të habitur. Ndërsa fëmijët që ishin ulur në rreshtin e parë qeshnin nën hundë, At Hernandez iu drejtua të gjithë të pranishmëve dhe iu kërkoi t’i luteshin Zotit që të shëronte plagët e shkaktuara nga vrasjet thuajse të përditshme që ndodhin në Meksikë. “Le të lutemi që të ndryshojnë zemrat e gjithë atyre personave që kryejnë vrasje”, - ka shtuar prifti. Hernandez është një ndër priftërinjtë më popullorë në Meksikë dhe është përgjegjës i kishës San Miguel Arcangel, e cila është një ndër kishat më antike në vend. Kur arqipeshkvi deshi ta largonte nga detyra e tij At Hernandez, i gjithë qyteti u ngrit në këmbë për të mbrojtur priftin karizmatik dhe kërcënuan se do të pushtonin dhe katedralen nëse ai largohej nga detyra e tij. r.b/NOA

KOMENTE