English

Lançohet zyrtarisht Firefox 7

SHBA, 30 Shtator NOA - Firefox 7 është zyrtarisht lançuar për tu shkarkuar gratis në mbarë botën. Ky versioni i ri browser-i në internet është definuar në mënyrën më të mirë dhe është bazuar në filozofinë e modeleve të kaluara të tij, por me një performancë më të lartë me më shumë shpejtësi, mpak përdorim RAM-i dhe më shumë siguri. Mozilla ecën shumë shpejt dhe që tani ka lançuar Firefox 7, shumë pak kohë pas debutimit të Firefox 6. Ky program navigimi në ueb është kompletuar dhe është i gatshëm për tu shkarkuar në ueb falas. E reja më e mirë e Firefox 7 qëndron në konsumimin e RAM-it që mund të themi se shkon deri në 20-50 %, një performancë goxha e mriz mund të themi. Janë përmirësuar gjithashtu dhe ekzekutimi i kodit JavaScript dhe organizmi i dokumenteve HTML 5.0. r.b/NOA

KOMENTE