English

Milan, rikthehet Boateng

Milano, 30 Shtator NOA - Pasi kanë mbyllur takimin e tyre në Ligën e Kampionëve (gëzueshëm), Milani tani është përqendruar vetëm në supersfidën e fundjavës në kampionat kundrejt bardhë e zinjve të Juventusit. Ndeshja që do të zhvillohet në Torino, mund të jetë një shenjë e rëndësishme për ecurinë në kampionat të këtyre ekipeve dhe të dyja palët respektive do kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë. Një lajm tepër i mirë ka ardhur për teknikun e kuq e zinjve Massimiliano Allegri i cili, pasi ka rikuperuar Ibrahimovic, në Juventus Stadium do të ketë të disponueshëm dhe Prince Boateng. Mesfushori duhet thënë se është rikuperuar plotësisht dhe i ka kaluar të gjitha problemet duke u stërvitur rregullisht me shokët e tjerë të skuadrës. r.b/NOA

KOMENTE