English

Portali NOA, mbërrin faqja e re NOA Shitblerje.Al

Në kuadrin e zgjerimit të shërbimeve, portali NOA sjell faqen më të re Shitblerje.al.

Në këtë faqe të dedikuar do të mund të gjeni njoftime për shitblerje, shërbime të ndryshme, shoqëri dhe shumë të tjera.

Ju mund të përdorni NOA Shitblerje.al, duke kryer veprime të thjeshtuara.

Në pak sekonda ju mund të publikoni njoftimin tuaj duke zgjedhur një nga kategoritë për produktin apo shërbimin që dëshironi të shisni ose blini.

Me NOA Shitblerje.al ju do të mund të zgjidhni në çdo kohë, produktin apo shërbimin që doni.

Sepse diçka që nuk ju duhet ju, dikush tjetër është duke pritur ta marrë.

Ndaj publikoni falas njoftimet tuaja dhe merrni informacion në çdo kohë për njoftimet më të fundit, tek NOA Shitblerje.al.

Faqja më e re e NOA vjen në kuadrin e promovimit të shërbimeve dhe rubrikave të reja të NOA.

Pak javë më parë mbërriti dhe faqja më e re NOA Auto.al. Aty çdo ditë ju gjeni të rejat më të fundit nga bota e madhe e makinave, plot informacion, foto dhe videokronika.

E nëse doni të shisni apo blini një makinë, sigurisht që tani keni ku të zgjidhni, duke hyrë tek NOA Shitblerje.al.

Së shpejti, të tjera shërbime të reja për ju. Si gjithmonë, pa asnjë kosto.

KOMENTE