English

Adele i këndon dashurisë në Paris

Paris, 1 tetor NOA - Mbretëresha e klasifikimeve muzikore amerikane dhe angleze ka xhiruar video-klipin e një prej hiteve të saj më të njohur në kryeqytetin parisien. Ashtu si një film të vjetër bardh e zi të Truffaut, Adele këndon “Someone like you”, duke shëtitur përgjatë Senës dhe duke u ndaluar nëpër urat e famshme në Paris. Artistja për momentin po përpiqet të shërohet nga një infeksion, i cili e ka detyruar të shtyjë turneun e saj muzikor në Britani, i cili ishte në program në muajin nëntor, si dhe të shtyjë shumë angazhime të tjera promocionale. r.b/NOA

KOMENTE