English

Bajern dhe Barça në garë për talentin Zaha

Barcelonë, 1 Tetor NOA - Bajerni dhe Barça tani janë në garë dhe si synim kanë blerjen e talentit të ri të Crystal Palace, Wilfried Zaha. Bazuar në atë çka përcjell e përditshmja britanike “Daily Star”, Zaha, sapo ka mbushur 18-vjeç dhe ka një vlerë merkatoje prej 5 milionë paund. Roli i tij është një sulmues dytësor pak i tërhequr dhe aktualisht ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. r.b/NOA

KOMENTE