English

Djali i Gadafit, mediat: Gjermania fshehu akuzat

Berlin, 1 tetor 2011, NOA - Zyrtarët gjermanë kanë fshehur një varg akuzash kriminale kundër Seif al Arab- të birit të presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi, për shkak të frikës se do të dëmtoheshin raportet bilaterale, raporton javorja gjermane Der Spiegel. Ministria e jashtme gjermane pat informuar në pesë raste zyrtarët e drejtësisë në Mynhen se hetimet kundër Seif al Arab Gadafit, i cili ka studiuar atje, do të krijonin probleme diplomatike me Libinë. Gjatë viteve 2006 dhe 2010, policia gjermane pat hapur 11 hetime kundër të birit të ish-presidentit, që flasin për trafikimin me armë, dhunë, vozitjen pa leje dhe fyrjen e policëve. Mirëpo, të gjitha dëshmitë thuhet se ishin bllokuar. Policia gjermane, sipas Der Spiegel, dyshon në ndërhyrjen e shërbimit inteligjent në këtë çështje. Anëtarët e ish-regjimit të Gadafit thanë se Seif al Arab dhe tre nga nipërit e tij janë vrarë më 30 prill gjatë sulmit të NATO-s mbi Tripolin, por presidenti italian, Silvio Berlluskoni, e ka mohuar këtë gjë. a.q/NOA

KOMENTE