Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti me mashtrim 2300 euro në Greqi, arrestohet në Gjirokastër
English

Grabiti me mashtrim 2300 euro në Greqi, arrestohet në Gjirokastër

Gjirokastër, 1 tetor, NOA – Mashtroi për dokumente greke dhe arrestohet pas 5 vitesh në Gjirokastër. Spiro Shukuli, lindur dhe banues në Gjirokastër është ndaluar dje nga policia pasi ndaj tij rëndonin dy akuza për mashtrim në Greqi. E para i përket vitit 2006, ku Shukuli ka mashtruar qytetarin I.B, nga komuna Lunxhëri e rrethit Gjirokastër duke i marrë shumën prej 500 euro për t’i nxjerrë një vizë greke. Pasi i ka marrë lekët nuk i ka nxjerrë vizën që i premtoi. Ndërsa në vitin vitin 2009, në Greqi, Shukuli ka mashtruar shtetasin V.M, nga Komuna Lunxhëri e rrethit Gjirokastër. Ai i ka marrë 1800 euro duke i premtuar se do t’i nxjerrë dy leje drejtimi greke. Qytetari V. M ka thënë se nuk i ka nxjerrë lejet e premtuara dhe nuk i ka dhënë as pasurinë. Spiro Shukuli u arrestua dje në Gjirokastërnjë lokal në lagjen “18 Shtatori”. a.k/NOA

KOMENTE