Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Denoncimi:Udhëtimi i shpresës për të mposhtur kancerin, nis në Shqipëri
English

Denoncimi:Udhëtimi i shpresës për të mposhtur kancerin, nis në Shqipëri

E diel, 2 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në Shqipëri thuhet se nis udhëtimi i shpresës për ilaçin anti-kancer të prodhuar nga akrepi. Mbi 35 mijë Italianë janë drejtuar për në në Kubë për të marrë Vidatox, një ilaç i kontrabanduar i cili mund të gjendet nëpërmjet një webi në Shqipëri.

Uashington- Mesazhi u lëshua në një forum në internet: “Dini se ku mund të gjendet Vidatox? Është për time motër, është e sëmurë me kancer...” Menjëherë pas kësaj përgjigja ishte e menjëhershme: “Shko në këtë sajt, aty do të ndihmojnë me siguri.” Në një artikull të “Corriere della Sera” thuhet se dialogu është real dhe ai i përket një qytetari amerikan i shqetësurar për të marrë një mjekim të prodhuar në Kubë dhe të ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vidatox i njohur ndryshe si Escozul, është një ilaç i realizuar me helmin e akrepit të zi. Për disa mjekë të ishullit në Fidel bëhet fjalë për një përgjigje efikase kundër disa lloje tumoresh. Shumë onkologë ndërkaq paralajmërojnë rreziqet që lindin prej tij dhe nuk e fshehin skepticizmin e tyre. Paralajmërimi duket se nuk i shkurajon ata që janë në kërkim të diçkaje që frenon sëmundjen. Mes tyre janë shumë italianë, të paktën 35 mijë prej tyre janë drejtuar për në Kubë për ta blerë atë. Kjo e dhënë interesante u tregua në një intervistë në kanalin AdnKronos Salute nga Antonio Fraga Castro, përgjegjës i laboratorit Labiofam, një qendër që ndodhet jo larg Havanës ku dhe është realizuar ilaçi. Mësohet se deri para pak kohësh, Vidatox shpërndahej falas, por më pas kubanët vendosën të ndryshojnë qëndrim. Ata që e duan duhet ta kërkojnë në një nga farmacitë e ishullit. Kostoja: 160 euro e shoqëruar me dokumente mjekësore, çdo gjë shumë e thjesht për një vendas. Mjafton pak për të krijuar një numër blerësish dhe në fakt oferta ka tërhequr të interesuar nga e gjithë bota. “Vijnë nga Europa, nga Amerika e Jugut dhe Kanadaja, por problemi është se shumë prej tyre nuk janë të mirinformuar. Shumë prej tyre vetëm sa kanë dëgjuar të flitet për të dhe kanë tentuar të vendosur me rrugën klasike, “Udhëtimi i shpresës”. Të tjerë, në të kundërt blejnë në sasi të madhe dhe ikin. Vetë kubanët nuk e përjashtojnë ekzistencën e një tregu të zi, i cili merret me shitjen direkte, ose dhe nëpërmjet internetit. Nuk do ishte në fakt surptizë nëse organizata kriminale duan të shfrytëzojnë situatën. Pasi kjo kishte ndodhur me ilaçe më pak të rëndësishme dhe aq më tepër për një ilaç që premton që të shërojë një sëmundje si kanceri”, shprehet Castro. Ekspertët thonë se vetëm dy vjet më parë në Itali, të paktën 9 mijë persona e kanë përdorur këtë produkt, por me kalimin e kohës falë publicitetit në internet dhe thashethemeve, numri i të interesuarve dhe përdoruesve është rritur në mënyrë të ndjeshme. Por për të pasur këtë produkt çudibërës është hapur një kanal paralel. Kush nuk mund të përballojë shpenzimet e udhëtimit deri në Kubë, duhet ti drejtohet ndonjë korrieri ose të kërkojnë shoqëri që e tregtojnë në vende të tjera. Është rasti i Shqipërisë, aty ku ëshët e mundur të merret Vidatox, por me një çmim shumë më të lartë se ai në Kubë. Një cikël i tërë kurimi mund të kushtojë me mijëra euro klientit të interesuar. Vetëm katër ditë më parë Guardia di Finanza në Bari ndaloi një italian, titullar të një shoqërtie shqiptare i cili kishte në valixhe 236 konfeksione të helmit mrekullues, i cili synonte ta shiste më pas në San Marino. Ndërkaq autoritetet e policisë të informuara për rastin, bën të mundur bllokimin dhe shitjen e produktit. Ministri i Shëndetësisë, Ferrucio Fazio, lidhur me këtë rast komentoi se, “Nga ana e ministrisë ftesa është që të mos shkohet kundër ligjit, si mjek nuk këshilloj kurrsesi këtë procedurë dhe as udhëtimet e shpresës dhe as farmacistët e shpresës, të cilët nuk të çojnë asgjëkundi. Ekzistojnë ligjet për regjistrimin e ilaçit dhe për përdorimin e tij, nëse dikush dëshiron që ti përdorë këto ilaçe duhet të veprojë sipas procedurës dhe jo të ecë kundër ligjit”. Historia e këtij ilaçi nuk është e e kohëve të fundit, pasi në mesin e viteve ’80 kur një kërkues kuban, Misael Bordier, zbulon se helmi i akrepit blu ka veti anti kancerit dhe nga këtu fillon zinxhiri i prodhimit. Krijesa e vogël u konservua në një laborator, u ushqye dhe ju nënshtrua shkarkesave elektrike dhe në këtë mënyre arrihej të nxirrte 2-3 pika helm në ditë. Ndërkaq hapi i mëpasëm parashikon që substanca të hollohej me ujë. I trumbetuar si një ilaç shërues, Vidatox bëri emër pavarësisht mendimeve kundër tij të shumë mjekëve onkolog të cilët e bazojnë gjykimin e tyre mbi efektet. Mund të ketë kundërshtime serioze për përdorimin e tij dhe nuk duket se e ashtuquajtura “vaksinë” e ka përballuar të keqen. Gjithsesi nga laboratori kuban replikojnë se, “Shumë nga pacientët kanë pasur efekte. Nuk janë shëruar por gjendja e tyre shëndetësore ëshët përmirësuar ndjeshëm”. a.y/NOA

KOMENTE
  • Mantw19:35 - 02 Tetor 2011
    sa bukur qe shkruhet [udhetimi ishpreses]i kujt shprese qe nqs svdes sot do vdesesh per nje ose 2muajflas nga fakti kryesor se kete ilac e merr dhe nje nga pjestaret e familjes time ditet ndoshta po rriten po jo rreziku i vdekjes ndaloj do zoti dhe vene dore per gjithe njerzit qe vuajne nga kjo semundje.shpresa vdes e fundit