Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frikësohuni, ekonomia shkon drejt një vrime të zezë
English

Frikësohuni, ekonomia shkon drejt një vrime të zezë

The Economist Në ditë të errëta, njerëzit në mënyrë natyrale kërkojnë fije shprese. Kështu ndodhi që tregjet financiare, prej kohësh të goditura nga kriza në përkeqësim e Euros, u gdhinë në fillim të kësaj jave mes spekulimeve se krerët e Bashkimit Europian më në fund ishin bindur të miratonin një “plan të madh” për të shpëtuar monedhën e përbashkët. Investitorët u hodhën menjëherë nga “parajsa e sigurt”, në aventura më të rrezikshme. Çmimet e aksioneve në bursa u ngjitën, madje ato të bankave të shumë diskutuara franceze, fluturuan me 20 për qind rritje në vetëm 2 ditë.

Shpresat, sidoqoftë, ka shumë gjasa të zhduken për tri arsye. E para nga të gjitha është kryelajmi, që të lë pa frymë, nga takimi mes FMN dhe Bankës Botërore në Uashington, sipas të cilit drejtuesit e Europës janë shumë larg nga marrëveshja për të shpëtuar Euron.

Në këtë rast e vetmja gjë e mirë që mund të thuhet është që ata (BE) tani kanë një plan që të kenë një plan në rastin më fatlum në fillim të Nëntorit.

Së dyti, edhe nëse katastrofa në Europë shmanget, e ardhmja e ekonomisë botërore mbetet e errët, për sa kohë që politikat fiskale të vendeve të pasura bëhen gjithmonë e më të ashpra dhe ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë ngadalësuar dhe zor se mund të vazhdojë të shërbejnë si jastëk për rritjen ekonomike botërore. Së treti, politikanët amerikanë janë duke kërcënuar sërish të shkatërrojnë rimëkëmbjen ekonomike përmes politikave të lojës me zjarrin mbi çështjet fiskale. Të gjitha bashkë këto zhvillime tregojnë se kemi një rrugë plot rreziqe përpara.

Rrëshqitje dhe koprraci

Fajin kryesor për këtë duhet ta mbajnë drejtuesit e Eurozonës, e cila është edhe rreziku më i madh dhe më i aftët. Të ngarkuar me faj nga amerikanët dhe të tjerët javën që shkoi në Uashington, europianët reflektuan. Të paktën tani politikbërësit e kontinentit të vjetër e dinë që duhet të bëjnë diçka. Ata të paktën janë të fokusuar në politikat e duhura, kanë ndërtuar një mur mbrojtës rreth vendeve me mungesë likuiditeti, por ende të afta të paguajnë, si Italia; kanë përforcuar bankat europiane; dhe janë duke u marrë vendosmërisht me Greqinë. Ata pritet të kenë një plan në tavolinë pikërisht gjatë takimit të G20 në fillim të nëntorit në Kanë.

Por deri atëherë duhet pritur shumë, dhe europianët janë kontradiktorë për mënyrën sesi mund të realizohen planet e mësipërme. Gjermania, për shembull, mendon se problemi kryesorë është shthurja fiskale dhe për këtë nuk është e gatshme të rrisë fondin e shpëtimit; ndërkohë që në të vërtet duhet një fond disa herë më i madh që shpëtimi të bëhet i besueshëm. Zgjidhjet më urgjente, si ristrukturimi i borxheve të Greqisë apo ndërtimi i një barriere mbrojtëse përreth Italisë, kërkojnë një kurajë politike të madhe, diçka që Anxhela Merkel, Nikolas Sarkozi dhe të tjerët ende nuk e kanë shfaqur. Shanset për të pasur një plan të guximshëm sa duhet, do të zbehen nëse tregjet stabilizohen. Sa më pak të frikësuar të jenë, aq më shumë politikbërësit pa shtyllë kurrizore të Europës do të shtyhen drejt një plani që mjafton për të ndaluar katastrofën për momentin, por që e lë problemin të përkeqësohet.

Pjesa më e madhe e botës është duke paguar druajtjen e tyre dhe thjesht dëshmitarë të rritjes së errësirës ekonomike. Nëse u hedh një sy treguesve të kohëve të fundit, ata sugjerojnë se eurozona është në rënie, ndërkohë që eksportet e Gjermanisë kanë ngadalësuar, vidat fiskale janë shtrënguar në kufi, besimi është humbur dhe bankat kanë shtrënguar kredinë. Edhe nëse kriza e Euros do të zgjidhej nesër, me shumë gjasa GDP në rajon do të vazhdonte të binte edhe për disa muaj të tjerë.

Ekonomia amerikane po zvarritet ende, megjithëse rënia e çmimeve të aksioneve në verë dhe mungesa e besimit te konsumatori sugjerojnë se shpenzimet në të ardhmen do të ulen më shumë. Rezervat Federale po tentojnë rrugë të reja mbështetjeje për ekonominë, por të gjitha me gjysmë zemre. Çfarëdo që të bëjnë ata, Amerika aktualisht është në rrugën e shtrëngesës fiskale më të rëndë, që do të ketë ndonjë ekonomi e madhe më 2012, e ndërkohë që ulja e përkohshme e taksave dhe asistenca e papunësisë skadojnë në fund të këtij viti. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse Kongresi kthjellohet, miraton planin e punësimit të Barak Obamës dhe bie dakord për një ulje të deficitit në një term aftmesëm deri në nëntor. Nëse demokratët dhe republikanët nuk bien dot në kompromis për deficitin, në vitin 2013 do të ketë shkurtime dragoniane shpenzimesh. E ndërsa armët janë përqendruar në Europë, ekonomia amerikane rrezikon të shtyhet në rënie nga politikat e veta fiskale dhe prej faktit që të dyja partitë janë më shumë të interesuara të pozicionohen për zgjedhjet e vitit 2012, sesa në arritjen e një kompromisi që do të duhej për t’iu shmangur kësaj rruge të rrezikshme.

Çfarë ndodh me jastëkun që siguronin deri tani ekonomitë e vendeve në zhvillim? Ai po bëhet gjithmonë e më i hollë. Rritja e tyre po ngadalësohet (siç edhe duhej të ndodhte, pasi disa nga këto ekonomi i kanë tejkaluar kufijtë). Rënia e vlerës së monedhave dhe aksioneve të vendeve në zhvillim tregon se paniku mund të prekë edhe periferinë. Disa ekonomi në zhvillim, përfshi Kinën, kanë më pak mundësi të përsërisin stimulimin që bënë më 2008-2009, sepse edhe ata kanë tashmë probleme me borxhet. Politikat monetare janë shtrënguar, disa banka qendrore kanë ulur tashmë përqindjet. Në total ekonomitë në zhvillim nuk do të bëjnë dot sërish bujë për ekonominë botërore siç kishin bërë deri më tani.

Disa shtrëngime janë të pashmangshme. Shumë prej qeverive kanë shumë pak hapësirë për të mbështetur bizneset e dobëta. Kujdesi është gjithashtu i kuptueshëm, për të gjitha ato banka qendrore që ishin zhytur thellë në politika monetare jo tradicionale. Nga ana tjetër problemi është që disa qeveri jo vetëm po dështojnë të veprojnë kundër krizës, por po e bëjnë më të rëndë katrahurën.

Mungesa e besimit dhe kurajës

Pas krizës së Lehman, politikbërësit në mbarë botën bënë gjënë e duhur. Rezultati ishte një kthim edhe pse i ngadaltë drejt prosperitetit në Perëndim, por diçka që pritej pas asaj rënie drastike bilancesh që nuk duhej të ndodhte kurrë. Tani, më shumë se kurrë, politikbërësit duket se i kanë kuptuar gjërat gabim. Gabimet e tyre janë të ndryshme, por dy prej tyre theksohen. Një është vënia e theksit në ashpërsinë fiskale. Rregullimi i kësaj kuptohet ndryshe në vende të ndryshme, kështu për Gjermaninë do të thotë që ajo duhet të zbusë disa politikën fiskale; ndërsa për Britaninë, që nuk duhet të nxitohet në masa shtrënguese. Sidoqoftë ky opsesion kolektiv, me masat e ashpra në një afat të shkurtër po shkakton probleme në të gjithë botën e pasur. Dështimi i dytë është ai i ndershmërisë. Shumë prej politikanëve të vendeve të pasura, nuk kanë arritur dot t’ua përcjellin votuesve shkallën e vërtetë të problemit. Kështu në Gjermani, ku papunësia është nën nivelin e vitit 2008, njerëzit besojnë se kriza ka të bëjë me dembelët grekë dhe italianë.

Merkel duhet t’ua shpjegojë qartë që kjo krizë përfshin edhe bankat gjermane, që edhe Gjermania ka vetëm dy rrugë, atë të një zgjidhjeje mjaft të kushtueshme ose atë të shkatërrimit. Në Amerikë republikanët janë fajtorë për qëndrimin obstruksionist të panevojshëm dhe për një thjeshtim mashtrues të problemit, ndërsa Obama sepse ka favorizuar ndërkohë luftën e klasave në kurriz të lidershipit fiskal. Në një kohë problemesh gjigante, politikanët bëhen Liliputë. Kjo është një arsye për të pasur frikë. Gazeta "Mapo"

KOMENTE