Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Katari jep 1.2 miliardë euro për minierat e arit në Greqi
English

Katari jep 1.2 miliardë euro për minierat e arit në Greqi

Athinë, 2 tetor, NOA - Në prani të kryeministrit grek, Jorgos Papandreu dhe emirit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Than u nënshkrua mbrëmë marrëveshja për hyrjen e kapitaleve investuese të shtetit arab në kompaninë greke “Ari grek”, që shfrytëzon minierat e arit të Kalkidikisë në Greqinë Verilindore. Investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro dhe do të hapen të pakten rreth 1.500 vende pune. Më parë Qatar Holdings përftoi 10% të aksioneve të një kompanie greke në Europen Goldfields, e cila ka në zotërim 95 % të aksioneve të firmës “Ari grek”, që nga ana e saj në verë u licensua prej shtetit grek për nxjerrjen e arit në Kalkidiki. “Sot vërtetohet në praktikë se sa e rëndësishme është të kompletohen në vendin tonë të gjitha reformat e nevojshme,” deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu pas nënshkrimit të marrëveshjes, të cilën e cilësoi si një mesazh “besimi ndaj komunitetit ndërkombëtar për shanset investuese”, që ofron vendi i tij. Marrëveshja arrihet një vit pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik në shtator të vitit 2010 në Uashington nga Papandreu dhe Al Than. Emiri tha se vendi i tij i vogël “nuk ka axhendë politike” në investimet e tij në Greqi, që drejtohen në fushat e energjisë, pasurive minerale dhe turizmit. Një investim i madh në fushën e turizmit, që thuhet se do të arrijë në 10 miliardë euro në hapësirën e aeroportit të vjetër të Athinës mbetet i hapur. Ndërkohë muajin e kaluar rreth 500 milionë euro të tjera prej Katarit u investuan për bashkimin e bankave greke Eurobank dhe Alpha. NOA/DV

KOMENTE