English

Japoni, një “top tenisi” për të shpëtuar nga tërmetet

Japoni, 3 Tetor NOA - Sferat që do të shpëtojnë jetë: kanë dalë vetëm prej një muaji dhe që tani janë shitur rreth 500 ekzemplarë të tyre. Po diskutojmë për një shpikje, e cila në pamje të parë duket tepër e rrezikshme, por që në një të ardhme të shpejtë mund të shpëtojë jetën e shumë personave gjatë një tërmeti. Janë rifuxho të vërteta jetësore në formën e një topi tenisi, por me një diametër shumë të madh që numëron shifrën e 1.2 metrave. Bëhet fjalë për arkën e Noe, por të gjeneratës së re, ekzemplarë që janë prodhuar nga një ndërmarrje japoneze dhe aktualisht duhet thënë se janë tepër të njohura në Sol Levante. r.b/NOA

KOMENTE