English

Prangosen 5 persona, iu gjet 8 kg marijuanë

E hënë, 3 tetor 2011, NOA- Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi iu gjet dhe sekuestrua tetë kilogram substancë narkotike e llojit marijuanë. Mësohet se në Pikën kufitare në Vermicë, policët arrestuan një 19 vjeçar me iniciale A. H dhe një 20 vjeçar me iniciale B. U. me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerje , posedim , shitje, shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike”. Sipas policisë thuhet se arrestimi u bë gjatë kontrollit të veturës në të cilën udhëtonin personat e dyshuar, ku dhe u gjet një sasi substance narkotike e dyshuar si marijuanë. Hetuesit e Prizrenit gjatë kontrollit të detajuar gjetën 7 paketime të mbështjella me letër natriban, ndërsa sasia e kësaj substance narkotike është 7. 705 kg. Në vijim të hetimit u prangosën edhe 3 persona të tjerë: A. G., 20 vjeç; B. R 20 vjeç dhe L. Sh. 20 vjeç. Këtyre personave gjatë kontrolleve në dy vende të ndryshme iu gjet dhe konfiskua 840 substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit marijuanë. Lidhur me 5 të ndaluarit po vijojnë hetimet e mëtejshme për të zbardhur edhe fushën e tyre të veprimit. a.y/NOA

KOMENTE