Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bëhet promovimi i monografisë “Shkolla Shqipe në Suedi”
English

Bëhet promovimi i monografisë “Shkolla Shqipe në Suedi”

Malmoe, 4 Tetor 2011 NOA - Monografia ”Shkolla Shqipe në Suedi”, i autorit Ramadan Reshitaj, ka dalë nga shtypi dhe tashmë është në duart e lexuesve. Promovimi i këtij libri në Suedi do të bëhet në Ängelholm. Fjalën e rastit mbi monografinë ”Shkolla Shqipe në Suedi” do ta mbajë Qerim Kryeziu. Në këtë ngjarje kulturore do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë dhe Ministria e Kulturës të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të jetës shoqërore e kulturore suedeze. Po ashtu do të marrin pjesë edhe përfaqësues të asociacioneve të organizuara shqiptare dhe mësimdhënës shqiptarë në Suedi. Organizatore e këtij evenimenti kulturor është Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Suedi. Për nder të këtij promovimi, nxënës dhe mësimdhënës të Mësimit Plotësues në Gjuhën Amtare Shqipe në Ängelholm dhe rrethinë, do të shfaqin një program kulturo-artistik. Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Suedi thotë për lexuesit e NOA se ftohen të gjithë mësuesit dhe arsimdashësit tjerë që të marrin pjesë në promovimin e monografisë "Shkolla Shqipe në Suedi". Promovimi do të bëhet me 7 tetor 2011 në ora 17.00, në ambientet e Nyhemsskolan që gjendet në Gåsahalsvägen nr. 20 në Ängelholm. e.t/NOA

KOMENTE