English

Edhe peshqit përdorin mjete rrethanore

Itali, 4 Tetor NOA - Edhe peshqit dinë të përdorin instrumente, këtë e tregon një video, në të cilën një peshk tropikal përdor një gur për të thyer guaskën e një kërmilli. Filmimet janë bërë nga biologu evolucionist Giacomo Bernardi i Universitetit të Kalifornisë në Santa Cruz, i cili ka publikuar të dhënat në Coral reefs. “Pasi e mori guaskën, peshku po kërkonte një vend ku mund ta thyente. Bëhet fjalë për një proces kompleks që kërkon një integrim të posaçëm të shumë informacioneve në tru”. r.b/NOA

KOMENTE
  • Lirigzon Gashi14:53 - 04 Tetor 2011
    normal edhe kta kan nis mu vetdisu qka me ba