English

Juventus, Barzagli: Rruga është ende e gjatë

Torino, 4 Tetor NOA - Edhe pse kanë arritur një fitore të madhe me skuadrën e Milanit, Juventusi vazhdon të ndjekë strategjinë e rrëfyer nga tekniku i saj Conte: vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë. Andrea Barzagli, sapo është rikthyer në përfaqësuesen Italiane është shembulli konkret i kësaj rruge: “Jemi në rritje, por nuk jemi ende favoritët për të fituar kampionatin. Kemi ndryshuar shumë, rruga është ajo e duhura, por duhet theksuar se është ende tepër herët për të folur diçka konkrete”. Në lidhje me rikthimin e tij në përfaqësuese: “Falënderoj Juventusin, në gjermani nuk e mendoja më diçka të tillë”. r.b/NOA

KOMENTE