English

Anzhi kërkon Tevez

Angli, 5 Tetor NOA - Tevez dhe Eto’o: do të jetë kjo dyshja e sulmit që mund të formohet në ekipin rus të Anzhi. Manjati rus Kerimov është i gatshëm t’i dhurojë tifozëve të tij edhe talentin e Manchester City, kjo të paktën bazuar në atë çka shkruhet nga siti anglez i futbollit Insidefootball. Drejtuesit e klubit anglez e kanë nxjerrë në merkato sulmuesin argjentinas dhe kjo pas polemikave të fundit që ai ka pasur me teknikun italian Roberto Mancini. Kundrejt një ofertë të Anzhi me shumë mundësi City do ta braktisë lojtarin dhe kjo vetëm për të përfituar para. r.b/NOA

KOMENTE