English

Apple, i-Phone 5, është radha e Cook

SHBA, 5 tetor NOA - Po afrojnë ditët që Apple do të heqë të gjithë parashikimet dhe dyshimet mbi i-Phone 5. E gjithë vëmendja këtë herë nuk është përqendruar tek teknologjia që do të përdoret tek kjo aparaturë, se sa tek impakti emotiv që do të ketë ky prezantim për herë të parë pa praninë e Steve Jobs. Për të treguar dhe paraqitur telefonin e ri të Apple faktikisht do të jetë Timothy Cook, drejtori i ri i përgjithshëm i kompanisë, që ka zënë vendin e vizionarit guru të Silicon Valley, që e la vendin e punës më 25 gusht si rrjedhojë e kushteve jo të mira shëndetësore. Përshkrimet bëjnë të ditur se telefoni i ri celular i-Phone 5 do të ketë një ekran më të gjerë dhe do të jetë i pajisur me funksione pak a shumë si të modelit paraardhës. r.b/NOA

KOMENTE