English

Bashkia e Tiranës nis bashkëpunimin me bashkinë e Lubjanës

Lubjanë, 6 tetor 2011, NOA - Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lubjanës, z. Zoran Jankovic, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitoi dje kryeqytetin e Sllovenisë duke vendosur fusha konkrete bashkëpunimi me Bashkinë e Lubjanës, një nga Bashkisë më të suksesshme në Europë dhe më gjerë në aspektin e reformave dhe zhvillimit. Kryebashkiaku Basha u takua me kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankovic, me të cilin bisedoi për bashkëpunim dhe shkëmbim experience në cështjet e Planit Urbanistik, infrastrukturës, riciklimit të mbetjeve, të trafikut, të ndërtimit të Parkut Teknologjik, për aspektet e ekologjisë dhe pastërtisë së qytetit, etj. Z.Basha e njohu kryetarin e Bashkisë së Lubjanës me sfidat e mëdha të Tiranës që kanë të bëjnë me zhvillimet në qytet dhe prurjet demokrafike. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që pas zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Kryetari i Bashkisë së Lubjanës, z.Jankovic, u ftua të vizitojë Tiranën, dhe u shpreh se së shpejti do të vijë për vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë. a.q/NOA

KOMENTE