English

Melo rilind në Turqi

Turqi, 6 tetor NOA - Felipe Melo, ose më mirë të themi se ai ka rilindur sërish në Turqi. Ish-mesfushori i Juventusit, javë pas jave, po kthehet në idhullin e tifozëve të Gallatasarait. Për teknikun e tij, Fatih Terim, është i pazëvendësueshëm në njëmbëdhjetëshen titullare. Është aq i rëndësishëm për ekipin saqë në ndeshjen e fundit që u fitua me rezultatin 3 me 0 ndaj Ankaragucu, braziliani ka luajtur me temperaturë 39. Në krahun e tij, Melo ka dhe numrat 3 gola të shënuar në 5 gara. r.b/NOA

KOMENTE
  • Lorenco Lenci02:35 - 06 Tetor 2011
    Ec Aty Juventini Vjeter....