Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Suedi mbahet festivali i krijuesve nga diaspora
English

Në Suedi mbahet festivali i krijuesve nga diaspora

Në konkurrencën zyrtare do të prezantohen krijues letrarë dhe muzikorë nga Suedia dhe disa shtete të tjera të Evropës. Në kuadër të festivalit do të bëhet edhe promovimi i librave të botuara brenda dy festivaleve Malmë, 6 tetor 2011 NOA/ Ramadan Reshitaj - Tashmë është çdo gjë gati për mbajtjen e Festivalit të IX të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, i cli do të zhvillohet të shtunën, më 8 tetor në Malmë të Suedisë. Këshilli Artistik i Festivalit të IX, kumton se për pjesëmarrje në këtë manifestim të rrallë kulturor të diasporës shqiptare, i cili tashmë tradicionalisht organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, janë kryer të gjitha papapërgatitjet. Nga një numër i madh krijuesish letrarë e muzikor që kanë shprehur gatishmërinë për t´u bërë pjesë e këtij Festivali, Këshilli Artistik ka përzgjedhur poezitë e 26 krijuesve letrarë si dhe 7 pika muzikore. Në mesin e krijuesve letrarë dominojnë krijuesit nga Suedia, mirëpo në festival do të prezantohen edhe krijues shqiptarë që jetojnë në Francë, Gjermani e Norvegji. Do të prezantohen edhe poezitë e dy poeteve nga Shqipëria. Në pjesën zyrtare të Festivalit të IX do të prezantohen këta krijues letrarë dhe muzikorë: Zyrafete Manaj me poezinë ”Lule nga larg”, Shuquri Sejdijaj me poezinë ”Leter e hapur”, Ramiz Kuqi, krijues nga Norvegjia me poezinë ”Rrugëve të Alnaburs”, Dinore Loshi, me poezinë ”E pafundshme”, kompozitori Ahmet Bella me pjesë nga poema ”Dardania ”, Ismail Jashanica me poezinë ”Gurë”, Qerim Raqime ”Vitet pa ty”, Violeta Almuça, nga Shqipëri me poezinë ”Himni i dashurisë”, Ullmar Qvick, krijues suedez që shkruan edhe në gjuhën shqipe me poezinë ”Melankolia”. Me një serenadë të Mozartit do të prezantohet tenori Jonas Helander, kurse Yllka Sheqiri me poezinë “Pa titull”. Halil Dërguti do të prezentohet me poezinë ”Simollat, dobësitë dhe dashuritë e mia” dhe Liridona Jakupi me poezinë ”Ndjenjë e ngrirë”. Vepren muzikopre të Dvorzhakut ”Rusalka”,do ta interpretojë Skaistosa Vasiliaevskate, kurse Mustafa Berisha do të prezantohet me rapsodinë ”Malë Shqipnija”. Nga krijimtaria e Mexhide Kyçykut është përzgjedhur poezia ”Fytyra”, ndërsa poeti Riza Sheqiri do të prezantohet me poezinë ”Piesazh vjeshte” dhe Yllka Filipi, krijuese nga Shqipër:a me poezinë ”Qan një ujëvarë”. Në vazhdim Ahmet Bella do të interpetojë Toskën e Puqinit,e pastaj me poezinë “Liqeni në diasporë” do të paraqitet poeti Bedri Paci. Shaban Gashi do të prezantohet me poezinë ”Qetësia e detit”, kurse Elhame Zhitia – Krasniqi me poezinë “Ajo!” dhe Ismail Manxhuka me poezinë “Pse vallë – n´vendin tim?!”. Sopranja Maria Herlin do të prezantohet me pjesën muzikore të Alfredo Katalani: “ La Ëally “, Afërdita Xani me poezinë “Pritëm”, Muhamed Krasniqi me poezinë “Arkeolog i vonuar” dhe poetja nga Norvegjia Fikrije Bylygbashi me poezinë ” Ishulli i vdekjes”. Kompozitori Ahmet Bella gjithashtu do të prezantohet me veprën muzikore ” Yllin e Pashë shumë të madhë ” për tá lëshuar rradhën Beqir Hatashit me poezinë ”Fjala e fundit”, poetit nga Franca, Gafurr Kabashi me poezinë ”Liria”, Flora Kelmendit me poezinë ”Unë dhe Ti” dhe krijuesit nga Gjermania Milazim Kajtazi me poezinë ”Boll ma…!”. Programi zyrtar i Festivalit të IX përfundon me Grupin muzikor që do të interpretojë veprën muzikore të Leharit ”Lippen Schvagen ” Të gjitha pikat e prezantuara në festival, do të përcillen nga Juria profesionale. Në bazë të vendimeve të Jurisë, organizatori edhe sivjet do të shpërblejë krijuesit më të dalluar. Do të ndahen tri shpërblime për poezi dhe Shpërblimi “Kosovë Rexha – Bala” si dhe shpërblimi për vepër muzikore. Festivalit do t´i paraprijë, sikurse edhe herëve të tjera, promovimi i librave të krijuesve nga diaspora shqiptare të botuara brenda dy festivaleve. Sivjet do të promovohet libri me poezi i Fikrije Bylygbashit, ai i Qerim Raqit, i botuar në gjuhën angleze, një përmbledhje e Riza Sheqirit dhe dy libra të Ramadan Reshitajt. Në Festival, përpos krijuesve letrarë dhe muzikorë nga diaspora shqiptare marrin pjesë edhe përfaqësues të jetës shoqërore e kulturore të Suedisë, shkrimtarë dhe kompozitorë të njohur si dhe personalitete të kulturës. Sivjet do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës. Në vigjiljen e Festivalit të IX, në Ängelholm, të premten, më 7 tetor, do të mbahet gjithashtu një mbrëmje kulturore, në të cilën do të bëhet promovimi i monografisë “Shkolla Shqipe në Suedi” e autorit Ramadan Reshitaj. Edhe këtu do të jenë prezentë mysafirë nga disa ministri të Qeverisë së republikës së Kosovës, kurse nxënës dhe mësimdhënës të Mësimit Plotësues në Gjuhën Amtare Shqipe të Ängelholmit me rrethinë, do të shfaqin një program të larmishëm muzikoro-letrar.

KOMENTE