English

Rrëmbehet me forcë një vajzë te “Nënë Tereza”

Gjakovë, 6 Tetor 2011 NOA – Një vajzë në Gjakovë, ka kaluar orë tmerri kur është rrëmbyer me forcë nga një i ri që dikur ishte i dashuri i saj dhe më pas është përballur me dhunë të egër fizike. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 13.00 tek rruga “Nëna Terezë" (në foto), në qytetin e Gjakovës ku dhe është rrëmbyer vajza e re, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Policia konfirmoi se lidhur me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar i cili ka përfunduar në qeli paraburgimi. Nga hetimet e kryera doli se i riu ka ndalur në rrugë ish të dashurën e tij me forcë dhe duke e rrahur, e ka rrëmbyer duke e futur në një veturë me targa të keqpërdorura- të një automjetit tjetër. Policia ka arritur që të kapë të dyshuarin dhe tha se pas ndalimit, me urdhër të prokurorit ai u dërgua në mbajtje, me akuzat “rrëmbim i personit” dhe “keqpërdorim i targave”. a.b/NOA

KOMENTE