English

Trukimet në futboll, Infantino: Përjashtim përjetë nga futbolli për abuzuesit

Londër, 6 tetor 2011, NOA - Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Xhiani Infantino ka deklaruar së fundmi se, fiksimi i rezultateve të ndeshjeve vijon të jetë një problem permanent për të gjithë . Italiani ka paralajmëruar për të disatën herë duke përforcuar edhe idenë e presidentit Mishel Platini se të gjithë ata që do të rezultojnë të impikuar në këto çështje do të përjashtohen përjetë nga futbolli. Infantino ka lëshuar kete deklaratë ndaj lidërve te futbollit përgjatë një konference të mbajtur në Londër. Po në konferencën e mbajtur në Londër sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Infantino ka bërë të ditur edhe një risi përsa i përket takimeve eliminatore për kampionatet Evropiane dhe Botërore. Duke filluar nga 2014 ndeshjet eliminatore do të luhen të shpërndara në harkun e 6 ditëve nga e enjtja në të martë. Me këtë lëvizje UEFA kërkon të rrisë edhe më shumë trasmetimin e takimeve te futbollit dhe të drejtësisë televizive. a.q/NOA

KOMENTE