Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaloi makinën në krahun e kundërt, plagos një person e lufton me jetën
English

Kaloi makinën në krahun e kundërt, plagos një person e lufton me jetën

Elbasan, 7 tetor 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Paulesh të Peqinit ku si rrjedhojë e tij një person ka marrë dëmtime të rënda e një tjetër pak më të lehta. Mësohet se shkak për këtë ka qenë përplasja e dy mjeteve automobilistike, ku mjeti tip Suzuki me targa greke YEZ 3085, me drejtues shtetasin F.Lalaj 42 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur më mjetin tip Benz me targa LB 2402 A, me drejtues shtetasin F.Tanushi, 39 vjeç, banues në Elbasan. Nga kjo përplasje ka ngelur në gjendje të rëndë shëndetësore 42 vjeçari Lalaj, ndërsa 39 vjeçari Tanushi është në gjendje më të mirë. Menjëherë drejtuesi i mjetit me targa të huaja është dërguar drejt Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sakaq nga ana e policisë sqarohet se shkak për ndodhjen e aksidentit ka qenë, kalimi në krahun e kundërt të mjetit me targa të huaja. Lidhur me këtë ngjarje ndaj 42 vjeçarit i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pritet të fillojë procedimi penal për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”. a.y/NOA

KOMENTE