English

Michelle Obama në rolin e “fshatares”

Uashington, 7 Tetor NOA - E ndihmuar nga nxënësit e shkollës fillore të Bancroft dhe Tubman, Zonja e Parë në SHBA, Michelle Obama, ka marrë pjesë në mbledhjen e tretë vjetore të vjeshtës në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, i cili është i pozicionuar në pjesën jugore. Të gjithë perimet që janë mbledhur do të përdoren javën e ardhshme për drekën e Shtetit në nder të Koresë së Jugut dhe një pjesë tjetër do t’i dhurohet Miriam’s Kitchen, një organizatë pa përfitime në Uashington që merret me shpërndarjen e drekës për të varfrit. r.b/NOA

KOMENTE