English

Motra padit vëllanë, i vodhi siguracionin e djalit të vdekur

Pogradec, 7 tetor, NOA – Një grua në Pogradec ka paditur vëllain e saj dhe gruan në Prokurori, pasi i akuzon për përvetësim të siguracionit të jetës të djalit të vdekur në Greqi. Qytetarja më inicialet S.B 59 vjeçe, banuese në fshatin Verdovë të Pogradecit ka akuzuar vëllainj Safet Rapce 53 vjeç banues në lagjen Nr.2 në dhe gruan e tij M.Rapce 52 vjeçe. Sipas 59-vjeçares çifti, me anë të falsifikimit të disa dokumenteve dhe mashtrimit që i kane bërë asaj, kanë përfituar shumën prej 150.000 euro, të cilat ishin siguracioni i jetës së djalit te saj, i cili kishte vdekur nga një aksident. Vdekja e djalit ka ndodhur në vitin 2006 në shtetin grek. Sipas S.B vëllai dhe gruaja e saj nuk pranojnë t’i kthejnë lekët. Policia ka nisur hetimet për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrimit”. a.k/NOA

KOMENTE