English

Italia e Spanja, vlerësime negative nga agjencitë e riskut ekonomik

Romë, 8 tetor, NOA - Pas agjencisë së ratingut Standard & Poor's dhe Moody's edhe agjencia “Fitch” e ka ulur kredibilitetin e aftësisë paguese të Italisë. “Fitch” e zbriti një shkallë bonitetin e Italisë, ndërsa Spanjën, agjencia “Fitch” e uli dy shkallë më poshtë. Kjo zbritje u argumentua me thellimin e krizës së euros. Ajo fsheh rreziqe të mëdha për të dy vendet me borxhe të larta. Përveç kësaj, përspektivat e rritjes janë jo shpresëdhënëse për Spanjën dhe Italinë, vlerëson “Fitch”. Italia është ekonomia e tretë më e madhe në zonën e euros me një mal me borxhe prej afro 1,9 bilionë euro. Ndërsa Spanja është e katërta në ekonomitë evropiane. Në fokusin e agjencive të ratingut gjendet ndërkohë edhe Belgjika. NOA/RFE

KOMENTE