English

Një shi yjesh i mrekullueshëm përgatitet për të shtunën

Itali, 8 Tetor NOA - Mbrëmja e së shtunës më 8 tetor mund të kujtohet si ajo më spektakolarja në lidhje me “shiun e yjeve” të këtyre viteve të fundit. Sipas ekspertëve të NASA yjet që do të bien në vjeshtë mund të pësojnë rënie me mijëra në një orë të vetme. Në krahun tjetër ekspertët italianë janë më të rezervuar dhe pohojnë se drita e hënës mund të jetë “shqetësuese” dhe mund të pengojë spektaklin që do të dhurohet në qiell, duke parë vetëm një yll për çdo minutë. Yjet parashikohen të jenë të mundura për tu parë rreth orës 19:00 deri në 22:00 të mbrëmjes. r.b/NOA

KOMENTE