Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria firmos në Serbi paktin për një administratë publike më të fortë
English

Shqipëria firmos në Serbi paktin për një administratë publike më të fortë

Beograd, 8 tetor, NOA – Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia nënshkruajnë një deklaratë mbi bashkëpunimin rajonal për modernizimin e administratës publike. Dokumenti i rëndësishëm mësohet se është firmosur i pari nga ministri i Administratës Publike i Serbisë, Milan Markoviç, i cili ishte edhe organizatori kryesor i konferencës me titullin "Shërbimet, aftësitë dhe kapaciteti - sfidat kryesore në ndërtimin e një administratë publike moderne në Evropë", mbajtur në kryeqytetin serb, Beograd, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe zyrtarë të lartë shqiptarë.

Kjo konferencë rajonale mblodhi së bashku mbi 200 pjesëmarrës: ministrat e administratës publike nga Mali i Zi, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, përfaqësues të institucioneve të BE-së, përfaqësues të agjencive qeveritare, sektorit civil etj.

Siç pohojnë mediat serbe, me nënshkrimin e këtij dokumenti, vendet nënshkruese angazhohen për një bashkëpunim i cili do t’u sigurojë një jetë më të mirë qytetarëve në të ardhmen. Ministri serb nga ana e tij, theksoi se modernizimi i administratës publike synon ngritjen e kapaciteteve të mjaftueshme administrative për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin e BE-së.

Zv/kryeministri serb për Integrimin Europian, Bozhidar, gjithashtu mori pjesë në nënshkrimin e kësaj deklarate, duke shprehur besimin e tij se vendet që e nënshkruan atë, gëzojnë kapacitetet për të siguruar përparim të shpejtë në këtë sektor.

Duke e vlerësuar forcimin e kapaciteteve administrative si një element i rëndësishëm për hyrjen në BE, ka qenë edhe vetë zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, ai që ka marrë pjesë për palën shqiptare në nënshkrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

Sipas nënshkruesve të këtij dokumenti, një administratë më e mirë e shtetit është në të njëjtën kohë edhe mënyra më e mirë për shtetin, që ai të rivendosë besimin e njerëzve në kohën e krizës ekonomike.

”Vendet në Evropën Juglindore mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në procesin e reformës së administratës publike, sepse kjo ngre kredibilitetin e të gjithë rajonit”, thanë ata. Duke shtuar se administrata publike duhet të shndërrohet në një faktor të zhvillimit në vend, dhe aspak në një pengesë.

Konferenca arriti në përfundimin se në rrethanat bashkëkohore politike dhe ekonomike, kur Komisioni Evropian ka nevojë për të gjetur zgjidhjet e veta mbi problemet ekzistuese në gjirin e tij, dhe vendet e rajonit tonë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, duhet të bëjnë pjesën e tyre për të vazhduar procesin e reformave dhe përmirësimin e punës së shoqërive të tyre .

n.e/NOA

Në foto: Pamje nga kryeqyteti serb, Beogradi

KOMENTE