English

Aksident me 5 të plagosur në Pogradec, në gjendje të rëndë 2 prej tyre

Pogradec, 9 tetor 2011, NOA- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Proptisht të Pogradecit teksa një kamion ka dalë nga rruga dhe si rrjedhojë e tij janë plagosur 5 persona. Nga të dhënat paraprake thuhet se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën ndërsa ata janë transportuar në drejtim të spitalit të Pogradecit. Sipas policisë thuhet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë lagështira në rrugë ndërsa kamioni me targa Pogradeci ka rrëshkitur në një greminë, por mendohet se për këtë ka ndikuar edhe shpejtësia e shoferit. Menjëherë pas sinjalizimit për këtë ngjarje uniformat blu nisën punën për hedhjen dritë mbi shkaqet e aksidentit. a.y/NOA

KOMENTE
  • Sherif Karaxha19:52 - 09 Tetor 2011
    ZOTI I SHPEOFTE ??