English

Miku i kthen natën e argëtimit, në natë përdhunimi

Treviso, 9 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Nga një takim i cili u mendua se do të kalonte këndshëm në shoqërinë e një miku të saj, ajo natë u kthye në ankth dhe dramë për një vajzë shqiptare 19 vjeçare, emigrante në Itali. Një mik i vajzës nga Tunizia e ftoi atë që të dilnin në darkë bashkë, të shoqëruar nga dy miq të tyre për të kërcyer në një lokal nate, por kërcimi përfundoi në dhunim. Vajza shqiptare banuese në Treviso e njihte agresorin prej një viti e gjysmë dhe pranoi me kënaqësi që ai ta shoqëronte që të argëtoheshin bashkë... por vetëm për kaq. Por pas dëfrimit çifti tjetër i të rinjve tha se do të largohej dhe se do të merrnin një dhomë në hotelin aty afër. Ndërkaq i entuziazmuar, tuniziani i tha mikes shqiptare se do ti shoqëronin edhe ata duke i kërkuar vajzës që të rrinë rehat në një dhomë, duke pirë duhan ndërsa mund të presin që dy miqtë e tyre të mbarojnë punë. Sapo hynë në dhomë ai e hodhi mbi shtrat vajzën, duke e goditur dhe e përdhunuar furishëm, e ndërsa vajza tentoi të largohej “miku” i saj iu vërsul pas duke e tërhequr dhe përdhunuar sërish. E ndërsa e shoqëroi për në shtëpi agresori i kërkoi vajzës që të mos tregonte gjë lidhur me ngjarjen pasi në të kundërt do e pësonte. Por pas kthimit në shtëpi ajo nuk mundi tu rezistojë pyetjeve të së motrës lidhur me shenjat në trup, pasi fytyra e saj e tradhtoi dhe nisi të qajë dhe të shpërthejë në lot lidhur me atë që i kishte ndodhur. Agresori i vajzës Faykal Marzouku 31 vjeç ishte përjashtuar njëherë nga Italia por ishte kthyer sërish falë ndihmës së një miku të tij. Ai u vu në prangat e policisë ditën e djeshme pas disa ditësh kërkim pas denoncimit të bërë nga vajza dhe e motra e saj. a.y/NOA

KOMENTE