English

Ka këmbët më të gjata në mbarë botën

Paris, 10 Tetor NOA - Ka këmbë gjigante dhe është kandidat për tu bërë pjesë e rekordeve Guinness. Brahim Takioullah, një 29-vjeçar maroken, jo vetëm që mat 2,46 metër gjatësi, por ka dhe ekstremitetet e poshtme më të mëdha në mbarë globin. Këmba e tij është e gjatë 37,5 centimetër, ndërsa e matja 38,1. Një rast unik dhe i rrallë që po e shndërron Brahim në një personazh të vërtetë. Teksa kalon nëpër rrugët e Parisit, si një gjigant i vërtetë, ai tregohet tepër xhentil duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve, që njerëzit mund të jenë kureshtarë për të ditur përgjigjen. Megjithatë jeta e tij nuk është tepër e thjeshtë. Në rast se do të marrë një taksi ai e ka të pamundur për të qëndruar drejt dhe gjithashtu jo të gjitha shtëpitë janë për përmasat e tij e trupore. r.b/NOA

KOMENTE