Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mos me pasë frikë nga regjistrimi
English

Mos me pasë frikë nga regjistrimi

Nga Preç Zogaj

Pavarësisht se nuk thuhet hapur, nuk ka dyshim se shqetësimi kryesor i partive, shoqatave dhe individëve që kundërshtojnë censusin është ky: mos komunitetet dhe grupet ku bëjnë pjesë apo mëtojnë të përfaqësojnë në pikwpamje etnije dhe feje do të dalin më pak se sa janë apo më pak se sa ata mendojnë se janë?

Përfaqësues të minoriteteve në Shqipëri kanë frikë se nga deklarimi i etnisë do të firojnë qytetarët shqiptarë me kombësi greke, maqedonase apo malazeze. Kisha ortodokse qëndron në heshtje, por vigjilente prapa këtij shqetësimi.

Në pozicionin e kundërt, PBDI dhe ndonjë subjekt tjetër politik kanë frikë se Greqia do të investojë në formë të ndryshme që censusi të nxjerë më shumë minoritarë grekë, për rrjedhim më pak shqiptarë.

Një apo dy shoqata fetare myslimane druhen se mos do të manipulohet me besimin dhe për rrjedhim mund të kemi lëvizje në shifrën e vjetër që tregon shtrirjen e besimit mysliman në vend. Se mos nuk del siç e la pushtimi osman një shekull më parë.

Aleanca Kuq e Zi, që ka ka zhvilluar një fushatë të gjatë kundër deklarimit të etnsië dhe fesë, ka lënë të kuptohet qartë në gjithë artikulimet e veta se zhurmën e madhe e bën për etninë, por shqetësimin e ka për fenë edhe ajo.

Në gjithë këtë festival kundërshtarësh kundërshtarë , ku njëri është kundër censusit ngaqë mendon se do të përfitojë tjetri dhe anasjelltas, vetëm Kisha Katolike ka shprehur mbështetjen e saj të matur për procesin, duke paralajmëruar ndërkohë se ajo ka gjithnjë të dhënat e veta për komunitetin e besimtarëve katolike në vend

Në parim, shqetësimet pwr saktwsinw janë normale, legjitime. Denoncimi i presioneve dhe manipulimeve është i domosdoshëm. Të gjithë kanë të drejtë për trasparencë dhe rregulla të qarta. Të gjithë duam që me vertetësinë e vet të pakontestueshme censusi të shërbejë edhe për njohjen, edhe për kohezionin e shoqërisë shqiptare. Në këtë pikë qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për të forcuar garancitë se regjistrimi, përpunimi i të dhënave dhe nxjerrja e përfundimeve janë e do të do të jenë në dritë të diellit.

Mirëpo vetë konfigurimi i kundërshtive ndaj këtij procesi tregon se, përveç të metave që mund të rregullohen me ndërhyrje apo masa administrative, ekziston edhe një shqetësim i pandreqshëm. Disa duan që rregjistrimi të mos bëhet fare. Pra janë kundër rregjistrimit si akt. Disa të tjerë duan që regjistrimi të bëhet në kushtet që u intereson vetëm atyre. Nga kjo pikpamje qeveria e ka bërë ligjin “keq” për të gjithë këta kundërshtarë. Paradakosalisht, ky “faj” i madh në dukje, e shpëton qeverinë. Asnjë qeveri, as kjo e sotmja, as ato që do të vinë në të ardhmen nuk mund t’i japin përgjigje një frike të kësaj natyre. Do të ketë gjithmonë përfaqësues minoritetesh apo nacionalistë të stampës së vjetër që do të duan ta shmangin përballjen me saktësinë, duke e lënë sa më evazive punën e numrave; do të ketë gjithashtu bërthama miletesh, që do të dëshërojnë të mbajnë një gjendje përjetesisht të konservuar përsa i përket raporteve të individit me besimin dhe fetë, duke injoruar zhvillimet e brëndshme në ketë fushë. Regjistrimi nuk ka ç’na duhet, - do të përserisin me një gojë këta njerëz, duke gjetur lloj lloj argumentesh e justifikimesh. Mirëpo censusi i duhet Shqipërisë. Jo vetëm se është një kërkesë e Bashkimit Europian ku duam të integrohemi, por mbi të gjitha për të kompletuar veprën e madhe të të qënit një vend dhe një popull me letra. Në enciklopedi të ndryshmme të botës të dhënat për Shqipërinë dhe shqiptarët janë shpesh kontradiktore, si të ishte fjala për një popull nomad pa inventar.

Veç kësaj, rëndom, të dhënat që jepen i referohen një kohë tepër të shkuar, a thua se jeta nuk lëviz drejt modernitetit, po ka ngrirë në ketë vend. Censusi i saponisur jep shanset për një fotografi të gjallë, dinamike dhe të saktë të Shqipërisë moderne bashkohore. Kemi dëgjuar disa bashkatdhetarë të thonë se vetëdeklarimi fetar është i dëmshëm dhe mund të trazojë harmoninë ndërfetare në Shqipëri. Prapa këtij shqetësimi ka diversionistë, por ka padyshim edhe burra të urtë e të respektuar që e mendojnë kështu këtë çeshtje pa asnjë paragjykim. Me diversionistët nuk ia vlen të dikutojmë. Me të urtët po. Ka shumë argumente dhe kundërargumete që duhen parë me realizëm. Filozofi francez Renan thotë për çeshtjen e feve një gjë shumë origjinale, të cilën e ka përdorur edhe shkrimtari ynë i shquar Ismail Kdare në esenë e tij të fundit “Mosmarrëveshja”. Renan këshillonte se çeshtja e historikut të zanafillës së dukurisë hyn në ato që popujt nuk kanë arsye t’ju kthehen e t’i hapin kohë e pa kohë. Është e qartë se të gërmuarit vend e pa vend në zanafillën e dukurise mund të trazojë harmoninë ndërfetare. Por jo vetëdeklarimi. Ca më pak vetëdeklarimi i individit të lirë në një shoqëri demokratike. Shtrojmë një pyetje: Nga i kemi marrë të dhënat që referojmë prej tetë dekadash për besimet fetare në Shqipëri? Nga një regjistrim apo jo? Nga një regjistrim i kryer në kushtet e një Shqipërie shumë të prapambetur, pothuajse analfabete, e pavarur por e padistancuar akoma në kohë nga pushtimi atoman, pra e padeosmanizuar. Pse atëherë duhet të ketë frikë nga regjistrimi fetar në kohët moderne, me një popull mesatarisht shumë të shkolluar dhe europianist në orjentim, siç është populli i sotëm i Shqipërisë dhe me mjete të pakrahasueshme trasparence, siç është, përshembull, shtypi i lirë. Janë të gjitha mundësitë të reflektohen pozitivisht mangësitë e regjistrimit të vjetër, por nuk ka arsye për të mbetur te i vjetri. Ma merr mendja se frika kryesore lidhet me pasojat që ka krijuar sekularizmi në Shqipëri , një realitet që, përtej ateizmit të dhunshëm të regjimit hoxhist, është krijuar nga zhvillimi, nga raportet e reja të shtreses intelektuale dhe jo vetëm intelektuale me filozofinë dhe shkencën, sikurse ka ndodhur në Francë, në Itali e në vendet e tjera perëndimore. Në Shqipëri ka shumë që daklarohen ateistë dhe që mund t’u mungojnë shoqatave dhe institucioneve fetare në statistikat e tyre. Megjithese politizimi i kësaj çeshtjeje ka bërë që në fasha të caktuara të shoqërisë feja të mos jetë besim, por orjentim. Gjithsesi, ky është një proces që nuk përballohet me arbitrarizëm. Komunitetet fetare në Perëndim e kanë pranuar sekularizmin brenda logjikës së bashkejetësës dhe përkushtimit për të vërtetën e Zotit. Liria nuk mund të ndalojë liritë.

Thirrjet plot alarm kundër vetedeklarimit të etnisë janë ndërkaq nga gjërat me të shëmtuara që mund të dëgjojë njeriu. Nuk dua ta thjeshtoj dhe banalizoj fare, por në fund të fundit i thuhet shqiptarit të mos deklarojë se është shqiptar në formularin që i jep qeveria e tij. I thuhet minoritarit të mos deklarojë kombësinë e të parëve të vet. Po kush tjetër mund ta organizojë censusin në Shqipëri përveç qeverisë së Shqipërisë? Mos duhet të presim qeverinë e një vendi tjetër? Disa individë kanë marrë rolin e tutorëve të shtetasve, sipas tyre të manipulueshëm, që mund të gënjehet me karamele për të dhenë në shkëmbim jo çfarëdo, por vetë entinë, rrënjët, identitetin kombëtar, pra pasurinë më të madhe që ka individi dhe familja shqiptare. Po të ishte kështu, shqiptarët dhe Shqipëria do të ishin zhdukur me kohë. Shqiptarët e ruajtën gjuhën dhe atë mister të identitetit që quhet shpirt kombëtar në periudhat me të errëta dhe më tragjike të historisë së tyre. Dhe do ta dorëzuakan tani që Shqipëria është anëtare e NATO-s! Hajde mendje, hajde! – thonë nga jugu.

Njoftimet e përditshme të shtypit tregojnë se qytetarët shqiptarë, në shumicë, po orjentohen drejt në shtjellën e dilemave, kundërshtive, shqetësimeve dhe spekullimeve që rrethojnë censuin. Po e marrin me pozitivitet, po përgjigjen. Është sjellja më e drejtë, që duhet shqëruar me një vemendje më të madhe për të gjithë pyetjet e formularit. Censusi nuk është i qeverisë, pavarësisht se e organizon qeveria. Censusi në thelb është i popullit, i shqiptarëve dhe minoritarëve, i besimtarëve dhe ateistëve. Kjo mendoj është vetëdija popullore që po çon përpara këtë akt madhor. Ka arsye të plota për të kërkuar maksimumin e trasparencës nga qeveria, që të mos manipulohet asnjë individ dhe asnjë e dhënë. Një qeveri që manipulon votat dhe statistikat tremb edhe kur e ka serjozisht një gjë. Në këtë pikë, për të qenë e besueshme, qeveria duhet të jetë supertrasparente. Partitë dhe shoqatat nuk duhet ta lenë të marrë frymë, siç thuhet. Por nuk shoh arsye me nxjerrë nga vaska bashkë me ujin edhe foshnjen.

Gazeta "Shekulli"

KOMENTE